Edshtadler: Tema e ardhshme Ballkani Perëndimor do të jetë në agjendën e BE-së

    Është shumë me rëndësi tani ta bëjmë hapin e radhës që ka të bëjë me negociatat e Maqedonisë së Veriut për aderim në Bashkimin Evropian, por edhe të vendeve tjera, siç është për shembull Shqipëria. Ne dua ta mbajmë fjalën sepse qasja e këtyre vendeve është çështje e stabilitetit dhe sigurisë së BE-së, theksoi ministrja federale për BE dhe çështje kushtetuese të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Më shumë se e nevojshme, thotë ajo, është që të bëhet hapi i radhës dhe potencoi se shpresojnë në bisedimet intensive bilaterale që për momentin zhvillohen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

    “Ne kërkojmë qasje të shpejtë, konferencë të shpejtë ndërqeveritare, shpresojmë se kjo do të ndodh që pas presidencës franceze”, theksoi Edshtadler duke shtuar se avancimi që e ka arritur Maqedonia e Veriut edhe krahas disa hapave mbrapa është i madh lidhur me administratën publike, drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

    Ajo ka dhënë mesazh tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të mos e humbur besimin në BE.

    “Ne jemi në një situatë kritike dhe çdo partner i yni është shumë i nevojshëm. Në emër të Austrisë ju premtoj se ne do të bëjmë gjithçka që hapi dhe tema e ardhshme Ballkani Perëndimor të jetë në agjendën e BE-së”, theksoi ajo.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Osmani theksoi se kjo vizitë për ne është edhe një konfirmim për mbështetjen pa mëdyshje austriake në kontekst të eurointegrimeve tona, si dhe për sfidat e sigurisë, të politikës dhe të ekonomisë.

    Ai theksoi se me Edshtadler kanë biseduar për zhvillimet e fundit në skenën gjeopolitike, për pozitën e qartë të shtetit në dënimin e agresionit ndaj Ukrainës dhe masave të cilat janë ndërmarrë që të pozicionohemi në këto momente.

    “Bisedimet duam të fillojmë sa më shpejtë sepse çdo ditë tregojmë se jemi të pjekur dhe i kemi plotësuar të gjitha kriteret për negociata aderuese dhe rezultate të cilat rrjedhin nga vlerësimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, do ta njohin momentin historik duke dhënë dinamikë të re. Falënderim për mbështetjen e fuqishme të cilën Austria e jep në rajon. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut keni një mik, partner dhe aleat të fuqishëm në rajon”, theksoi Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Ndërpritet puna e rafinerisë ilegale në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    Policia edhe në protestë edhe në punë | Grevë e përgjithshme nëse nuk ka rritje graduale të rrogave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë