Policia edhe në protestë edhe në punë | Grevë e përgjithshme nëse nuk ka rritje graduale të rrogave

    Disa në uniforma, ndërsa të tjerët nëpunës policorë në rrugë. Kanë kërkesë të përbashkët, duan rrogë më të lartë.

    “Polici asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq i frikësuar siç është tani. Po e shihni tani. Nëpunësit policorë do të shihni se, të gjithë mbajnë uniforma të ndryshme, mbajnë pancirë të vjetër mbi 30-40 vjet, mbajnë helmetë të vjetër mbi 30-40 vjet”, tha Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së Policisë.

    Kjo është protestë paralajmëruese. Për protestën e ardhshme presin që frika të shuhet.

    “Kjo frikë do të shuhet dhe guximi i nëpunësit policor në vend që të jenë atje si sigurim, do të jenë këtu me ne”, tha më tej Kocevski.

    “Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon rritje graduale të rrogës. Në të kundërtën, paralajmërojnë se do të dalin në grevë të përgjithshme në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre për harmonizim të pagave në përputhje me rrogën minimale”.

    Kishte edhe të tillë që erdhën vetëm për t’u fotografuar:

    TV21: Cilat janë kërkesat tuaja?
    -Nuk jemi për deklarata, vetëm për fotografim.
    TV21: Cilat janë kërkesat tuaja, pse jeni këtu?
    -Vetëm për t’u fotografuar.

    “Me këtë protestë paralajmëruese sërish japim shans për dialog social, shpresojmë se nuk do të hasim në vesh të shurdhër. Zgjidhja është e thjeshtë. Qeveria duhet t’i rrisë poenët. Këtë mund ta bëjë për gjysmë ore dhe të gjithë të jemi të kënaqur”, deklaron Bllagoj Rallpovski, kryetar i KSL-së.

    Ata thonë se për momentin vetëm 10% e punëtorëve do të kenë rritje të pagës minimale. Të mërkurën në Qeveri ishte shqyrtuar kjo çështje, por nuk ishte arritur asnjë marrëveshje përfundimtare. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Edshtadler: Tema e ardhshme Ballkani Perëndimor do të jetë në agjendën e BE-së

    Lajmi i rradhës

    RMV – konfiskohet drogë në vlerë prej gjysmë milioni euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë