Kriza ekonomike e Covid-19: Çfarë këshillash do na jepte një ekonomist briliant, si Xhon Mejnard Kejnes?

    Kur njerëzit mendojnë për Xhon Mejnard Kejnes, që vdiq 21 prillin e 75 viteve më parë, ata mund të ndalen tek idetë e tij në lidhje me kërkesën në ekonomi, dhe mënyrën se si shpenzimet qeveritare janë thelbësore për të dalë nga një recesion ekonomik.

    Ekonomisti më i famshëm i Anglisë, është i njohur si një nëpunës civil unik dhe një këshilltar brilant i Ministrisë britanike të Financave, mendimi i të cilit e dominoi politikën ekonomike në dekadat e mesit të shekullit XX-të. Ai vdiq kur ishte vetëm 62 vjeç, pasi udhëhoqi negociatat maratonë në emër të Mbretërisë sëe Bashkuar mbi sistemin financiar ndërkombëtar të pasluftës dhe marrëveshjen e huasë anglo-amerikane.

    Por si një ekonomist i sjelljes njerëzore, unë dua të fokusohem tek një aspekt tjetër më pak të njohur të trashëgimisë së Kejnesit. Pikëpamjet e tij mbi ato që ai i referohej si “shpirtra kafshërore”, ose optimizmit njerëzor, që përfaqësojnë sot një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së sjelljes.

    Ajo mbështet gjithashtu tek idetë më të famshme të Kejnesit, dhe ka pasoja të rëndësishme për qeveritë, në përpjekjet e tyre për të arritur një rimëkëmbje ekonomike nga pandemia e Covid-19. Kejnes pati meritën e sfidimit të ortodoksisë neoklasike të kohës së tij, sipas së cilës një ekonomi e lënë në gjendjen e vet natyrale, do të arrinte në mënyrë spontane punësimin e plotë në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme.

    Aty ku ekonomistët neoklasikë besonin se oferta përcaktonte kërkesën, Kejnes tha se ishte e kundërta. Në vend se çmimet dhe pagat të rregulloheshin vetë gjatë një rënieje ekonomike, në mënyrë që kërkesa të mund të përshtatej shpejt me ofertën, Kejnesi mendonte se tregjet nuk ishin aq të përsosura që ta arrinin vetë këtë.

    Në vend të kësaj, kërkesa do të mbetej e ulët dhe ekonomia mund të përjetonte papunësi të zgjatur. Për të lëvizur ekonominë drejt punësimit të plotë, argumentont Kejnes, duhet ndërhyrja e shtetit. Ekonomisti i famshëm, theksoi se pritshmëritë e njerëzve kontribuan në mbajtjen e ulët të kërkesës, dhe pikërisht këtu hyjnë pikëpamjet e tij mbi optimizmin.

    Nëse presin që ekonomia të pësojë rënie në një të ardhme të parashikueshme, konsumatorët do të blejnë më pak, dhe sipërmarrësit do të investojnë akoma më pak. Në një ndryshim rrënjësor nga pikëpamja e shumicës së ekonomistëve në atë kohë dhe dekada më vonë, Kejnes mendoi se këto pritshmëri tek njerëzit nuk ishin plotësisht racionale, por bazoheshin në thelb në psikologjinë e tyre, apo atë sesa optimistë ndiheshin.

    Në këtë kuadër, Kejnes i pa shpenzimet qeveritare si thelbësore për të mbështetur jo vetëm konsumin e konsumatorit dhe biznesit, por për të kënaqur individët, në mënyrë që besimi i tyre tek ekonomia të mbetej i lartë, për të shmangur një kolaps të pritshmërisë së tyre.

    Kjo varet nga një pamje e vendimmarrjes njerëzore, që është e afërt me pikëpamjet që kanë sot ekonomistët e sjelljes. Sjellja njerëzore, nuk është rezultat i llogaritjeve racionale që përdorin informacionin e disponueshëm, por ajo ndikohet nga gjëra të tilla si emocionet, perceptimet  rreme dhe rregullat e gabuara.

    Tek e fundit, në një botë ku njerëzit janë plotësisht racionalë, rritja e shpenzimeve qeveritare do të ishte shumë më pak efektive. Kejnes ishte më shumë i interesuar mbi efektin ekonomik të shpenzimeve publike në gjëra të tilla si urat ose hekurudhat, sesa të mirat publike që siguronin ato.

    Nëse është e nevojshme, në emër të nxitjes së kërkesës dhe pritshmërisë së njerëzve, “qeveria duhet t’i paguajë njerëzit të hapin gropa në tokë, dhe pastaj t’i mbushin ato”. Idetë e Kejnes mbi stanjacionin dhe papunësinë, u ushqyen gjatë depresionit të madh të viteve 1930. Vëzhgimi i turmës së të papunëve në rrugët e Londrës, ishte ndoshta një burim i rëndësishëm frymëzimi, dhe rekomandimet e tij u miratuan shumë shpejt nga qeveritë në të gjithë botën.

    Ndikimi i tij ra në vitet 1970, kur ekonomitë po përballeshin me sfida shumë të ndryshme në formën e rritjes së ulët dhe inflacionit të lartë (stagflacionit). Në përgjithësi, ekonomistët mendonin se rritja e shpenzimeve publike, do të shkaktonte vetëm më shumë inflacion, ndaj ato kërkuan përgjigje të tjera, si çlirimi i fuqisë së biznesit përmes thjeshtëzimit të rregulloreve dhe kontrollit më të rreptë të politikës monetare.

    Sigurisht që nuk është një rastësi rikthimi i interesit për Kejnesin, pikërisht gjatë krizës financiare globale të viteve 2007-2009, kur qeverive iu ra barra ta shpëtonin ekonominë botërore nga pasojat e krizës financiare. Duke parë epokën e Covid-19, Kejnes me siguri që do të ishte i kënaqur të shihte ndërhyrjet e fuqishme të qeverive gati në të gjithë botën, që mbështetin konsumin dhe punësimin.

    Por ai do të ishte shumë më pak i lumtur të dëgjonte diskutimet rreth zvogëlimit të deficitit buxhetor, që kanë filluar të bëhen brenda qeverisë britanike dhe midis deputetëve konservatorë. Ai do të mendonte se këto diskutime do ta ulin pritshmërinë e njerëzve, duke e bërë edhe më të vështirë rimëkëmbjen ekonomike.

    Megjithëse ai ndoshta do të pajtohej me idenë se qeveritë duhet të merren me deficitet e tyre në kohën e duhur, ai do t’i nxiste ata t’i shmangin diskutime të tilla, derisa të mbarojë pandemia dhe efekti i saj në ekonomi. / “The Conversation” /EP/

    Lajmi Paraprak

    Muzeu i ri i Berlinit shpërfaq refugjatët e Luftës së Dytë Botërore

    Lajmi i rradhës

    Franca në pragun e një krize të rëndë kombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë