Muzeu i ri i Berlinit shpërfaq refugjatët e Luftës së Dytë Botërore

    Kancelarja Angela Merkel është pro hapjes së Qendrës për arratisje, dëbim e pajtim më 21 qershor, një ekspozitë që shpalos përvojat e 14 milionë refugjatëve të Luftës së Dytë Botërore në kontekstin e mizorive naziste dhe përvojave të refugjatëve gjatë shekullit 20 dhe 21.

    Ekspozita e përhershme fillon me video, shënime informuese dhe me eksponate. Vizitorët janë të përfshirë në një histori globale të migrimit të detyruar, duke përfshirë edhe dëbimin e njerëzve nga Siria dhe Rohingya Myslimane.

    Pjesa tjetër i shpie vizitorët te periudha naziste, Holokausti dhe roli i Koalicionit Antifashist për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore përpara se të përqendrohet në fatin e miliona gjermanëve që u dëbuan nga Evropa Lindore në fund të luftës, njerëz të cilët shpesh kanë jetuar në ato zona për shekuj me radhë.

    Seksioni i tretë i ekspozitës së përhershme të Qendrës e vë këtë në një kontekst më të gjerë, të miliona evropianëve nga Polonia dhe Hungaria të cilët u kthyen drejt Perëndimit, drejt zonave të okupuara të katër fuqive fitimtare.

    Ekspozita tregon historitë e personave të zhvendosur në zonat e okupimit të Koalicionit Antifashist, të tilla si ajo e Stefan Ferger, atëherë 14-vjeçar, dhe familjes së tij së cilës iu desh të shkonte në veri të Serbisë, atëherë pjesë e Jugosllavisë, për t’i shpëtuar Ushtrisë së Kuqe.

    Në zonën sovjetike të Gjermanisë Lindore, është thënë se rreth një e katërta e të gjithë banorëve ishin refugjatë. Në fillim ata kryesisht nuk ishin të mirëpritur; në një kohë kur kishte mungesë të kushteve dhe uri kudo.

    U deshën rreth 22 vjet që Muzeu të hapej për publikun sepse ishte nisur nga një pyetje e vështirë: Si duhet Gjermania ta përkujtojë gjendjen e refugjatëve të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore?

    Është një pyetje që u ngatërrua në politikën gjermane bashkëkohore pjesërisht për shkak se një nga ideatorët e qendrës ishte Erika Steinbach, për një kohë të gjatë anëtare e Parlamentit gjerman nga partia konservative e Merkelit, Partia Demokristiane (CDU) , që tash është mbështetëse e së djathtës ekstreme, Partisë Alternative për Gjermaninë (AfD).

    Nga viti 1998 deri në vitin 2014, Steinbach ishte presidente me ndikim e Federatës së të Dëbuarve të Gjermanisë (BdV), një organizatë me rreth 1.3 milionë anëtarë që përfaqësojnë interesat e familjeve të gjermanëve që u larguan ose u dëbuan nga Evropa Lindore.

    Fushata dhe prononcimet e Steinbach në lidhje me kufirin që Gjermania ka pasur para luftës dhe pretendimet që familjeve gjermane t’u takojë toka jashtë shtetit shpesh kanë ndërlikuar marrëdhëniet me fqinjët lindorë të vendit.

    Shumë nga të dëbuarit në Gjermaninë Perëndimore u bashkuan më vonë në të ashtuquajturat “Landmannschaften” dhe shoqata të tjera, shumica e të cilave ishin veçanërisht konservatore dhe nacionaliste në orientimin politik.

    Por ata përfaqësonin një zonë elektorale kryesore: Në vitet e para të Republikës Federale të Gjermanisë Perëndimore, të dëbuarit dhe refugjatët përbënin më shumë se 20 për qind të elektoratit.

    Në Gjermaninë Lindore, personat e zhvendosur u quajtën “zhvendosës” dhe fillimisht morën ndihmë për integrimin. Por rreth vitit 1950 e tutje, subjekti i dëbimit ishte praktikisht tabu në Gjermaninë Lindore.

    Që ekspozita tani mund të hapet është një mrekulli e vogël. Mosmarrëveshjet për vendndodhjen, orientimin dhe organizimin e projektit madje çuan në mosmarrëveshje diplomatike me Republikën Çeke dhe, mbi të gjitha, me Poloninë.

    Dyshimet ngriheshin rreth asaj se ekspozita do të përdorej nga Gjermania për t’u paraqitur si viktima dhe për ta larguar vëmendjen nga faji që kishte.

    Parlamenti gjerman vendosi në vitin 2008 që të krijohej një bord për projektin, ishte atëherë kur Steinbach filloi të humbiste ndikimin.

    Megjithatë, ajo mori pjesë në ceremoninë simbolike novatore për ekspozitën së bashku me kancelaren Merkel në vitin 2013.

    “Qendra e Dokumentimit ka të bëjë me arratisjen dhe dëbimin e gjermanëve, por edhe të shumë njerëzve të tjerë”, ka thënë Gundula Bavendamm, një studiuese e cila është drejtore e Qendrës. Ajo e sheh atë si një vend të të mësuarit dhe përkujtimit, ku një princip është bazë për gjithçka: “Të kuptosh se çfarë do të thotë të humbësh dikë a diçka”.

    Ekspozita është vendosur në “Deutschlandhaus” të Berlinit, një ndërtesë e viteve 1920 që u rinovua për këtë qëllim.

    Bordi i Fondacionit të Qendrës së Dokumentimit përfshin përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të kishave gjermane, zyrtarë të Qendrës për mbrojtje të Kushtetutës, por edhe politikanë si Stefan Mayer, anëtar i Bashkimit Social-Kristian (CSU)

    Mayer ka thënë se Qendrën e ka për zemër, veçanërisht pasi është nip i gjermanëve që kanë jetuar në tokat e Republikës Çeke. Ai ka thënë për DW-në se memoriali kontribuon në “pajtimin e gjermanëve me veten e tyre”. Ai ka thënë se të dëbuarit tani më në fund kanë një vend, “ku fati i tyre ndahet me miliona njerëz të tjerë. Është një përkujtim, dhe procesi i njohjes së këtij kapitulli të fundit të Luftës së Dytë Botërore është i avancuar”.

    Kur u pyet në një konferencë shtypi pse u desh kaq shumë kohë për të hapur Qendrën, Bavendam u përgjigj se për “kapituj të dhimbshëm” në historinë e tyre, “shoqëritë shpesh kanë nevojë për një kohë të caktuar”.

    Qendra për dokumentimin e arratisjes, dëbimit dhe pajtimit do të jetë e hapur për publikun nga 23 qershori. Hyrja është falas. /dw/

    Lajmi Paraprak

    Tateshi: Qeveria LSDM-BDI ka dështuar në procesin e imunizimit të popullatës

    Lajmi i rradhës

    Kriza ekonomike e Covid-19: Çfarë këshillash do na jepte një ekonomist briliant, si Xhon Mejnard Kejnes?

    Lajme tjera

    Të rriturit në dhomë

    Yanis Varoufakis PARATHËNIE Libri im i mëparshëm “Dhe të dobtit vuajnë: Evropa, masat shtrënguese dhe kërcënimi ndaj stabilitetit…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë