EKONOMIA BOTËRORE NUK ËSHTË NËN KONTROLLË | Kujdes me harxhimet

    Lëvizjet jooptimiste në ekonominë botërore si dhe ngadalësimi ekonomik në Gjermani si partnerin kryesor të vendit ku realizojmë gjysmën e eksportin, ka ngritur edhe shqetësimin e ekonomistëve për rrjedhat ekonomike në vend këtë vit. Në raportin e ri vjetor për gjendjen ekonomike në vend, Qeveria federale gjermane e vlerëson situatën ekonomike në vend më mirë se para disa muajve. Në vend të recesionit, qeveria gjermane pret një plus të vogël në vitin aktual (2023), pra rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 0.2 për qind. Kështu thuhet në raportin e paraqitur nga ministri i Ekonomisë, Robert Habeck. Në ndërkohë, rritja ekonomike globale parashikohet se me vështirësi mund të kalojë shifrën 2 për qind këtë vit, sipas një sondazhi të Reuters me ekonomistët të cilët thanë se rreziku më i madh ishte një tjetër rënie në këndvështrimin e tyre, ndryshe nga optimizmi i përhapur në tregje që nga fillimi i vitit.

    Rënia e çmimeve të energjisë, ngadalësimi i inflacionit në shumicën e ekonomive krahasuar me nivelet më të larta të disa dekadave që u arritën së fundmi, ekonomia e qëndrueshme e eurozonës dhe rihapja ekonomike e Kinës, kanë bërë që tregtarët të spekulojnë se ngadalësimi ekonomik do të jetë më i lehtë.

    Nga ana tjetër, ekonomistët në Maqedoni thonë se mjetet buxhetore duhet harxhuar me mjaft kujdes, duke lënë edhe ekonomia që të mos zhytet më tej në probleme.

    Akademik Taki Fiti thotë se shpenzimet e mjeteve të buxhetit duhet të targetohen shumë rreptësishtë, duhet të mbështeten maksimalisht bizneset që kanë nevojë, dhe të përkrahen jo të gjithë kategoritë e qytetarëve, por vetëm ato vulnerabil. Gjithashtu sugjerohet dhe shtrëngim i kujdesshëm i politikës monetare ku nuk duhet të teprohet me rritjen e normës bazë, për shkak se një hap i tillë do të zvogëlonte investimet dhe do të bllokonte rritjen ekonomike.

    Sipas Akademikut Fiti, theksi duhet vendosur edhe ndaj investimeve publike, tek rritja e investimeve publike produktive, dhe veçanërisht në energji të rinovueshme. Duhet marrë parasysh gjatë rritjes së pagave edhe produktivitetin, për shkak se çdo rritje e pagave jashtë produktivitetit, ka efekte inflacioniste. Një vëmendje tjetër duhet t’i kushtohet edhe konsolidimit fiskal, uljes së deficitit të buxhetit në suaza afatmesme deri në dy deri tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me fjalë të tjera rekomandohet një vëmendje në rritje për bilancin ndërmjet të ardhura dhe shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mungon insulina për pacientët në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë