“Eksod” i gjykatësve nga gjykata penale

    Pothuajse gjysma e gjykatësve nga Gjykata Penale e Shkupit aplikuan për të punuar në Gjykatën e Apelit. Vendet e lira në Apelin e Shkupit synojnë t’i mbushin edhe gjykatësit nga qytetet e tjera të vendit. Më shumë se 60 gjykatës kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor avancim në karrierë duke kaluar në Gjykatën e Apelit në Shkup, 30 prej të cilëve në departamentin penal. Alsat siguroi një listë jozyrtare gjykatësish, dhe thuajse të gjithë kanë punuar në lëndë të ish Prokurorisë Speciale. Midis tyre janë gjykatës me përvojë shumëvjeçare që kanë gjykuar në fushën e krimit, krimit të organizuar, delikuencës për të miturit, si dhe gjykatës të procedurës paraprake që vendosin për paraburgimin dhe masat e tjera të sigurimit. Krahas gjykatësve nga Gjykata Penale e Shkupit, ka aplikuar edhe kryetari i Gjykatës së Kavadarit, Llazar Nanev, i cili shihet si gjykatës në Apelin e Shkupit.

    Po plotësohen edhe vendet e lira në Gjykatën e Apelit në Shkup në departamentin civil. Për këto vende kanë aplikuar 33 gjyqtarë, ndër të cilët edhe kryetari i Gjykatës Themelore Civile Shkup, Ilir Sulejmani, gjyqtari Andrej Dimovski i cili momentalisht është duke e gjykuar lëndën “Reket” në të cilin Kamçev kërkon t’i kthejë paratë prej 1,5 milionë eurosh që i ka dhënë për të shpëtuar nga përgjegjësia penale për rastin “Perandoria”. Në departamentin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup kanë aplikuar edhe gjyqtarë nga Gjykata penale, të cilët janë paraqitur në të dy konkurset për në Gjykatën e Apelit.

    Për konkursin në Gjykatën supreme aplikuan gjithsej 10 gjyqtarë. Në mesin e tyre është edhe gjyqtari i Apelit Enver Bexheti, i cili ishte pjesë e gjyqtarëve që liruan nga paraburgimi kreun e policisë sekrete, Sasho Mijalkov me garanci prej 11 milionë euro. Alsat tashmë ka bërë të ditur se ajo garanci është nën hipotekë bankare. Por, banka është pajtuar që pronën ta marrë shteti në rast se Mijalkov arratiset. Këshilli Gjyqësor duhet të vendosë se cili nga gjyqtarët do të avancohet në karrierë.

    Gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për punë në Gjykatën e Apelit në Shkup

    Ivica Stefanovski,  Osman Shabani

    Xheneta Begtoviq,  Ognen Stavrev

    Vesna Dimishkova   Aleksandra Risteska

    Marin Stanevski   Olja Ristova

    Ilija Trpkov  Sofçe Gavrilova Efremova

    Dushan Josifov   Pajazit Pajaziti

    Ljubinka Bashevska   Slavica Andreeva

    Llazar Nanev   Darko Todorovski

    Gjyqtarët që kanë aplikuar për punë në Gjykatën e Apelit në Shkup

    Ilir Sulejmani    Andrej Dimovski

    Marin Stanevski    Sofçe Gavrilova Efremova

    Aleksandar    Millosheski Dushan Josifov /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nataliteti në Maqedoninë e Veriut shënon rritje

    Lajmi i rradhës

    Raporti pushtet-opozitë, i brishtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë