Raporti pushtet-opozitë, i brishtë

    Qasja e ditëve të fundit e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi ndaj opozitës mund të tensionojë në mënyrë plotësuese situatën në Kuvend, vlerësojnë analistët politik. Sipas Petar Arsovskit, raporti pushtet-opozitë për momentin është i brishtë.

    “Dialogu politik për momentin është i komplikuar, sikur të mos ekzistonte. Pushteti dhe opozita shikohen në nishan, jo vetëm si oponentë politik. Zhvillimet e fundit në Kuvend vetëm se do ta rrisin atë tension në mënyrë plotësuese. Edhe pse është e vërtetë se kryetari i Kuvendit i ka në dispozicion disa mekanizma për të siguruar disiplinë te deputetët kjo sjellje e ashpër do ta rrisë tensionin mes dy blloqeve më të mëdha politike”, tha Petar Arsovski, analist

    Analisti Bllagojçe Atanasovski thekson dobësitë e të dy palëve në këtë mes.

    “Vlerësoj se veprimi i Talat Xhaferit nuk ishte për t’u marrë shembull. Kryetari i Kuvendit nuk duhet t’ja lejojë vetes të japë deklarata të tilla dhe të reagojë me nervozizëm. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja nuk është ajo parti që mund të akuzojë për punë të papërgjegjshme të Kuvendit sepse duhet t’i kujtojmë zhvillimet e 24 dhjetorit dhe 27 prillit”, tha Bllagojçe Atanasovski, analist

    Zgjedhjet eventuale të parakohshme do të varen tërësisht nga një marrëveshje politike por gjithsesi, bllokimi i tërësishëm i Kuvendit dhe mosmarrja e datës së negociatave, sipas analistëve, mund ta çonte vendin drejt tyre.

    “Unë personalisht jam kundër atyre zgjedhjeve por mund të shkaktohen nga vetoja e qershorit të cilën Bullgaria e njofton për eurointegrimet tona. Atëherë, kjo garniturë qeveritare do të përballet edhe me krizën e legjitimitetit të qeverisjes sepse edhe kryeministri i Dimitar Kovaçevski nuk do të kenë retorikë me të cilën do të mund të arsyetojnë politikën e eurointegrimit”, tha Bllagojçe Atanasovski, analist

    “Nëse situata eskalon dhe Kuvendi bllokohet tërësisht, atëherë po, kjo do të na çojë drejt zgjedhjeve. Në parim zgjedhje duhet të ketë vetëm kur kjo është e patjetërsueshme që sistemi të funksionojë normalisht. Zgjedhjet nuk duhet të jenë objekt i oportunitetit politik: sot i përshtatet një partie politike, nesër një tjetre. Nëse vetëm ky është motivi, atëherë zgjedhjet duhet të jenë në periudhën e rregullt”, tha Petar Arsovski, analist

    Situata në Kuvend është e tensionuar që kur VMRO-DPMNE-ja njoftoi bllokimin aktiv të tij për shkak se nuk u pranua dialog për zgjedhje të parakohshme. Në mënyrë plotësuese, gjendjen e ka përkeqësuar edhe raporti i VMRO-së me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, për të cilin do të dorëzohet interpelancë, pasi, kundër vullnetit të tyre, i mbylli deputetët në sallë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Eksod” i gjykatësve nga gjykata penale

    Lajmi i rradhës

    Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë