Eksperti bullgar: Tragjedia në Bullgari peng i marrëdhënieve bullgaro-maqedonase

    “Ne urdhëruam një kompani ndërkombëtare të kontrollojë kushtet e autostradës së Strumës.”, këtë e tha për median bullgare Bogdan Milçev nga Instituti Bullgar i Sigurisë Rrugore.

    “E vërteta është peng i marrëdhënieve bullgaro-maqedonase, andaj u zgjodh revizor ndërkombëtar. Prokuroria kërkon ta mbyllë këtë çështje çuditërisht shpejt dhe që në orët e para të aksidentit na kanë thënë se fajin e ka shoferi. Shoferi nuk mund të mbrohet, kështu që çështja do të përfundojë shpejt. Dëmshpërblimet për familjarët e viktimave do të paguhen sa më shpejt dhe kështu do të ketë paqe në të gjithë shoqërinë.” – thotë Milçevi.

    Eksperti është i bindur se rasti do të zvarritet qëllimisht, duke përmendur një tjetër rast me vdekjen e pasagjerëve të autobusit në rrugën për në Svoge.

    “Nëse provohet se rruga është problem, pala bullgare do të duhet t’i paguajë dëme të mëdha RMV-Maqedonisë,” – shtoi Milçev, përcjell Nistori.

    “Mirëpo, prokuroria refuzon të hetojë sesi kushtet e rrugës kanë ndikuar te shoferi, refuzon të hetojë rrethojat mbrojtëse të vendosura gabimisht, siç thuhet në raport. Dokumenti vërteton se këto rrethoja mbrojtëse janë dëmtuar nga aksidente të mëparshme dhe se pas aksidenteve të mëparshme janë riparuar dhe instaluar gabimisht. Nëse do të ishin vendosur ashtu siç duhet, ata do të mbanin autobusin dhe do të ndryshonin trajektoren e tij pa rënë në vendin e bankinës. Viktimat nuk janë nga aksidenti, por për shkak të kurthit të gardhit mbrojtës, i cili në vend që të mbronte autobusin, e dëmtoi atë. Nuk ka asnjë shenjë që duhet ta kishte informuar shoferin se një kthesë e tillë po vjen. Dy muaj më parë, Drejtoria Rrugore deklaroi se nuk kishte një tabelë të tillë dhe reagoi. Më shumë se 400 tabela mungojnë në rrugët tona, por ministri i Zhvillimit Rajonal hesht dhe prokuroria nuk pranon të hetojë të gjitha këto.” – shprehet Milçev.

    Milçevi shprehet i bindur se vijojnë edhe aksidente të tjera të rënda të pashmangshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

    Lajmi i rradhës

    “Kur je i moshuar”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë