Elvis Hoxha: Pse Asociacioni do jetë kancer në trupin e Kosovës

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha se asociacioni i komunave me shumicë serbe i bën serbët racë të dorës së dytë në Beograd, që do të përdoren si peng.

    Kjo, sipas tij do të bëjë që shqiptarët e Kosovës të jenë gjithmonë dorë e dytë në krahasim me serbët.

    “Kjo që ka ndodhur pas planit Ahtisari, një deputet serb ka fuqi mbi republikën e Kosovës dhe mund të zgjidhet deputet me një lehtësi të paparë. Deputeti shqiptar zgjidhet me mbi 7000 vota.

    A ka mundësi që 25 për qind e komunave serbe, kjo do futet si term se e tha një nga negociatorët pa dashje, marrin një lloj asociacioni që do të thotë, një lloj bashkimi do pranojë një organ kundër trupit.

    Republika është trup, nëse një organ brenda trupit çmendet, trupi bëhet budall, ky është kanceri që themi ne”, u shpreh Hoxha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania.

    Lajmi Paraprak

    Mashtrimet e të moshuarve nga “policë” të rremë

    Lajmi i rradhës

    Nga profesori universitar deri te mësuesi, këto janë pagat e sektorit të arsimit në Ligjin e Pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë