Në seancën e 72-të me radhë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka emëruar drejtorë në burgun e Shutkës dhe të Tetovës.
Në Shutkë ka emëruar, Filip Andov, ndërkaq në Tetovë, Daniell Antoski.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar edhe disa vendime tjera. Funksionarët qeveritarë vendosën që të zgjasin afatin për aplikim të bujqve për subvencione nga 31 maji në 30 qershor për vitin 2021.
Gjithashtu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkëputjen e nenit 63 nga Ligji për banka, Qeveria vendosi që përmes Ministrisë së Financave të përgatitet Ligj që do të gjen zgjidhje për problemin në lidhje me qytetarët që kanë kursyer mbi 30 mijë euro në bankën tashmë të falimentuar “Eurostandard”./Nistori/