Rrugëtimi për të kuptuar të vërtetën e “pengmarrjes” së bariut nga Shqipëria (Video)

    Gazetar
    Emir Hamzi

    U akuzua se kishte marrë peng një shtetas të Shqipërisë në fermën e tij dhe me pretendimin se nuk e kishte lejuar të shkonte në shtëpi. Pronari i fermës Riza Rexhepi nga fshati Toplicë e Gostivarit për Nistori e mohon një gjë të tillë dhe se videoja që u publikua më herët në opinion është skenar i një të punësuari tjetër po nga Shqipëria.

    I denoncuari Rexhepi është ftuar në bisedë informative nga policia e Gostivarit së bashku me bariun nga Shqipëria, Xhevahir Hoxha. Ai thotë se edhe vetë bariu e ka mohuar para policisë se nuk ka qenë në dijeni se çfarë ka vepruar bariu tjetër me telefon dhe e mohon se ka qenë i keqtrajtuar nga pronari i fermës.

    Përndryshe, pronari i fermës ka të punësuar edhe një bari tjetër nga Shqipëria. Astrit Xheleshi thotë se për kaq vite sa është i punësuar te Rexhepi, nuk ka qenë i keqtrajtuar nga ai apo probleme me vajte-ardhje në Shqipëri.

    “Vij pi Dibrës së Shqipërisë, fshatit Gjuricë. Ce 13 vjet se jam ketu te Riza, asnjehere s’kam as problem me pagesat, as me te ikmen në Shqipëri. Kur du shkoj, kur du vij, asnjë lloj problemi, as tortura. Jo vetëm unë, ene çobanët tjerë që kanë kan”, prononcohet bariu Xheleshi nga Shqipëria.

    Rexhepi i bëri thirrje opinionit që të mos paragjykojë, duke mos e ditur të vërtetën për rastin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria do të harxhojë 2.7 milionë euro për lirimin e shtetasve serb nga pagesat rrugore

    Lajmi i rradhës

    Emërohen drejtorë të rinj në Burgun e Tetovës dhe të Shutkës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë