Emrat e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga shteti

    Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë këtë të mërkurë hedhjen e shortit për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

    Në mesin e zyrtarëve të përzgjedhur për t’iu kontrolluar pasuria nga shteti janë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh deputet, Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh deputet, Behgjet Pacolli.

    Pasuria nga AKK-ja do t’u hetohet edhe disa zëvendëskryeministrave, ministrave, deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, drejtorëve komunalë, prokurorëve, gjyqtarëve etj.

    Listën e plotë e gjeni KËTU.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon rritja e çmimeve në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Nga Maqedonia ikin njerëzit me arsim të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë