Ende asnjë gjurmë nga Vanja Gjorçevska!

    Në ditën e katërt vazhdojnë kërkimet për 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska nga Shkupi e cila mëngjesin së hënës ishte nisur për në shkollë, por pasi kishte dalë nga shtëpia kishte humbur çdo gjurmë.

    Alsat kontaktoi nënën e 14 vjeçares e cila tha se organet policore po merren me zbardhjen e rastit në mënyrë intensive.

    Ditë më parë në listën e MPB-së për personat e zhdukur u shtua edhe 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska. Ndërkohë nga dita e djeshme 14 vjeçarja po kërkohet edhe nga Interpoli.

    “Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit janë ndërmarrë veprime menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB- Shkup në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat. Të dhënat për personin e zhdukur janë vendosur në vendkalimet kufitare dhe me kërkesë të MPB-së është përfshirë edhe Interpoli”, thonë nga MPB.

    Nga MPB thonë se hetimet vazhdojnë në mënyrë intensive dhe po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e 14 vjeçares.

    Autoritetet apelojnë që të mos përhapen dezinformata lidhur me rastin.  Ndërkohë edhe në rrjetet sociale po shpërndahet fotografia e 14 vjeçarës së zhdukur dhe apelohet që për çdo informatë të kontaktohet numri 192 i policisë.

    Lajmi Paraprak

    29 Nëntori 1944, “çlirim” nga të huajt, “pushtim” nga tuajt…

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Çashkës vazhdojnë protestën kundër paraleles shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë