Ende ka shtetas të RMV-së të cilët ndodhen në Odesa dhe Kherson, kërkojnë të evakuohen nga Ukraina

    Njerëz me valixhe / Ukrainë

    Ministria është në kontakt me 10 shtetas tanë të cilët ndodhen në Ukrainë dhe duan të evakuohen, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një konferencë për media.

    Siç thekson Osmani, qytetarët janë në rajone ku nuk ka korridore humanitare si Odesa dhe Kherson.

    “Disa prej tyre janë me familje dhe shtetas ukrainas, por për shkak të gjendjes së luftës, Ukraina ka ndaluar daljen nga vendi për meshkujt e moshës 18 deri në 60 vjeç”, tha Osmani.

    Ministri informoi se ka hyrje dhe dalje të ukrainasve në vend, si më parë, por se ata nuk kërkojnë status të veçantë refugjati.

    “Zyrtarisht për momentin nuk kemi refugjatë që kanë ardhur përtej kufijve”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka logoped në asnjë shkollë fillore të Ohrit dhe Strugës

    Lajmi i rradhës

    Kontesti RMV – Bullgari, Osmani: Nuk ka marrëveshje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë