Nuk ka logoped në asnjë shkollë fillore të Ohrit dhe Strugës

    Në asnjë shkollë fillore në Strugë nuk ka logoped, përkatësisht profesionist që kujdeset për të folurën e fëmijëve. Ata që kanë nevojë dërgohen në Ohër. E njëjta situatë është edhe në kopshtin e Strugës, ku ka vetëm një logoped për rreth 1000 fëmijë. Shkëlqim Aliu, mësues me më shumë se 30 vite përvojë, thotë se problemi me të folurën është gjithnjë e më i pranishëm te fëmijët.

    Edhe në Ohër ka vetëm një logoped për 43 grupe të fëmijëve, të shpërndarë në gjithsej nëntë objekte të kopshtit. Në shkollat fillore nuk ka asnjë.

    “Në kopshtin tonë kemi punësuar logoped-pedagog dhe pedagoge, por nuk mjaftojnë për këtë numër të fëmijëve. Po rritet numri i fëmijëve me probleme në kopshte. Në të gjitha grupet ka fëmijë që kanë probleme me të folurin”, tha Roze Kosteska- edukatore në kopshtin e Ohrit.

    Aliu thotë se komunat, ministria e Arsimit dhe e Financave duhet të bëjnë përpjekje që të sigurojnë para për pranimin e logopedëve kudo që ka nevojë, sepse thotë se stafi profesional po largohet gjithnjë e më shumë nga vendi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Në periferi pranë aeroportit”, tregim nga Ismail Kadare

    Lajmi i rradhës

    Ende ka shtetas të RMV-së të cilët ndodhen në Odesa dhe Kherson, kërkojnë të evakuohen nga Ukraina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë