Ende nuk ka përgjegjësi penale për drejtorin e Kopshtit Zoologjik dhe punëtorët

    Kali në Kopshtin Zoologjik në Shkup / Fotografia: Nistori

    Në Prokurorinë Themelore Publike ende nuk ka mbërritur asnjë kallëzim penal për drejtorin e Kopshtit Zoologjik dhe as për 5 personat e tjerë të cilët janë të përfshirë në therjen e 12 kuajve në Kopshtin Zoologjik.

    “Në Prokuroria Themelore Publike Shkup ende nuk ka mbërritur kallëzim penal për ngjarjen për të cilën jeni të interesuar. Në rast se do të paraqitet, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore dhe do të hetojë pretendimet”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se 5 bashkëpunëtorët e drejtorit janë ndaluar në Komisariat, ndërsa në bisedë informative është thirrur edhe drejtori i Kopshtit Zoologjik.

    “Personat janë ndaluar në komisariat, ku është thirrur më tej K.S.(35), drejtor i Kopshtit Zoologjik, me të cilin është realizuar bisedë informative. Inspektorët nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila konstatoi parregullsi në procedura e hoqi mishin. SPB Shkup do të ngrejë Padi Penale kundër të gjashtë personave në Prokurorinë Themelore Publike. Nga biseda u konstatuan faktet dhe rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë dhe fajin e përcakton Gjykata Penale në procedurën e mëtejshme”, theksuan nga Ministria e Punëve të Brendshme

    Drejtori i shkarkuar Kristjan Stamenov dhe pesë punonjësit e kopshtit zoologjik do të përgjigjen për veprat penale Gjueti e  paligjshme dhe torturimi i kafshëve. Lajmi për therjen e 12 kuajve dhe një mushke u bë publik të enjten kur edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit shkarkoi drejtorin e Kopshtit. Pas kallëzimit nga policia dhe arrestimit të punonjësve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dërgoi inspektorë, të cilët e gjetën mishin e kuajve të therur dhe e shkatërruan në Drislë.

    Agjencia pretendon se janë kryer një sërë parregullsish. Ngjarja në Kopshtin Zoologjik shkaktoi reagime të ashpra në opinion pasi kuajt e vrarë ishin dërguar atje për të marrë kujdesin e duhur dhe jo për t’u bërë ushqim për kafshët tjera. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rama: Pajtimi Kosovë-Serbi do marrë kohë, por do ndodhë

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, shoferët po shkelin rregullat në komunikacion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë