LD: BDI diskriminon fëmijët shqiptarë me bllok-dotacionet për shkollat

    Lëvizja Demokratike (LD) ka kritikuar ashpër BDI-në për diskriminimin e fëmijëve shqiptarë, të ndërlidhura me bllok-dotacionet për shkollat, përcjell Nistori.

    Nga LD thonë se ndarja e mjeteve të bëhet ashtu siç e kërkon realiteti, BDI i diskriminon nxënësit shqiptarë, pikërisht në komunat shqiptare.

    “Te ndarja e mjeteve për kokë të nxënësve kemi këtë pasqyrë: Në Vevçan për kokë nxënësi janë ndarë 138 mijë denarë, në Llozovë 153 mijë, Çeshinovo Obleshevo 179 mijë, Staro Nagoriçani 231 mijë, Novo Sellë 267 mijë denarë, kurse në Studeniçan 53 mijë denarë, Çairi 62 mijë dhe Tetovë 72 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e LD-së.

    Sipas LD, kjo ndarje vërtet nuk do koment, aq me tepër kur dihet se si ministri i Arsimit, ashtu edhe zëvendësi i tij janë shqiptarë dhe e njohin fare mirë realitetin, por edhe problemet e nevojat e arsimit shqip. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të sillem kur dikush qorton fëmijën tim?

    Lajmi i rradhës

    Ndihma shtetërore për nxënësit, pritjet e gjata zhvendosen para bankave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë