Enti Shtetërorë për Statistika pa rezultat përfundimtar

    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në ClickPlus, foli për regjsitrimin e popullsisë. Sipas tij, në bazë të informacioneve që posedon, etnia e tretë më e madhe në Maqedoninë e Veriut do të jenë bullgarët.

    “Sa jam unë i informuar, më duket se në Maqedoni, populli me më shumë njerëz do të jenë maqedonasit, të dytët do të jenë shqiptaret, të tretët -bullgarët”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

    Megjithatë Enti Shtetërorë për Statistika ende nuk ka dal me rezultatet përfundimtare. Drejtori Apostoll Simovski, javë më parë në një deklaratë tha se deri sa nuk përfundon e gjithë faza e përpunimit të të dhënave nuk mund të flitet për asnjë numër.

    “Sipas metodologjisë, me publikimin e rezultateve përfundimtare duhet të përfundojmë 6 muaj  pas përfundimit të regjistrimit. Me përllogaritje kjo datë i bie në fund të muajit mars, pra më 31 mars jemi të obliguar që të dalim me rezultate. Kjo datë është deadline”theksoi Apostoll Simovski, kryetar i Entit për Statistika (02.06.2022).

    Simovski tha se përpunimi i të dhënave po shkon në përputhje me planin, ndërsa ajo që dihet deri tani si e dhënë zyrtare është se në vend janë regjistruar gjithsej 1.832.696 qytetarë, 873.255 banesa, 568.175 amvisëri dhe 534.503 ndërtesa. Ndërkaq në diasporë janë regjistruar 204.850 persona. Regjistrimin ka zgjatur 26 ditë. Filloi me 5 e përfundoi më 30 shtator./tv21/

    Lajmi Paraprak

    NJË PANDEMI E ÇRREGULLIMEVE MENDORE

    Lajmi i rradhës

    Presidenti Kroat: RMV-së dhe Shqipërisë tu mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-n

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë