Escobar vjen në Shkup, Mickoski: Qeveria e ka thirrë për torturë dhe presion

    Vizita e Escobarit është si çdo vizitë tjetër, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    Ai tha se në takimin me zv. ndihmës sekretarin amerikan të shtetit do t’i shpjegojnë argumentet, por sqaroi se qeveria dëshiron që vizitën e Eskobarit ta portretizojë si vizitë të një buldozeri diplomatik, i cili është thirrur nga qeveria për të kryer tortura.

    “Në periudhën e kaluar kemi pasur shumë vizita nga përfaqësues të lartë të huaj. Ne do t’i dëgjojmë argumentet nga ajo anë, do të themi argumentet tona, përafërsisht përmbajtja e takimit është në prag, kështu që çdo bashkëbisedues me qëllim të mirë është i mirëpritur, kushdo që dëshiron të dëgjojë argumentet e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, të popullit të Maqedonisë është i mirëpritur.

    Fakti që qeveria tani po përpiqet ta paraqesë vizitën e Escobarit si vizitë e një buldozeri diplomatik që është thirrur nga qeveria për tortura dhe presione, kjo tashmë është një dobësi e këtyre kriminelëve nga qeveria. Askush nuk bën tortura dhe presione në shekullin e 21-të, por edhe nëse e kanë bërë, kanë zgjedhur bashkëbiseduesit e gabuar”, tha Mickoski.

    I pyetur nëse ka presion mbi VMRO-DPMNE-në për të votuar ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se nuk është sekret.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa: Qytetarët nuk mund të paguajnë rrymë të shtrenjtë për shkak të paaftësisë së EMV-së

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | LSDM: Bllokadat mund t’i kushtojnë vendit 10 miliardë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë