EShR: Ohri përballet me ndërtime pa leje dhe hapësira publike shfrytëzohet ilegalisht

    Liqeni i Ohrit / Fotografia: Nistori

    Revizioni për Komunën e Ohrit ka zbuluar parregullsi serioze: ndërtime pa leje, taksa komunale të papaguara, shfrytëzim të paligjshëm të hapësirave publike dhe plane urbanistike të pamiratuara.

    Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin për punën e Komunës së Ohrit për vitin 2024, ka konstatuar parregullsi dhe mospërputhje të shumta.

    Revizorët kanë dhënë opinion me rezervë për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare, si dhe opinion negativ për përputhjen me rregullativën ligjore për llogaritë buxhetore.

    Në disa vendbanime, revizioni ka konstatuar ndërtimin e shtëpive, vilave dhe madje edhe komplekseve hoteliere pa pagesë për rregullimin e tokës ndërtimore dhe pa leje ndërtimi.

    Komuna nuk ka miratuar plane urbanistike për 20 vendbanime, nuk ka ndërmarrë masa për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje, përfshirë edhe ato në zonat e mbrojtura, ndërsa pajisjet urbane vendosen pa leje dhe pa pagesë të taksave komunale.

    Revizioni ka dhënë një sërë rekomandimesh për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, duke kërkuar që institucionet kompetente dhe personat përgjegjës të ndërmarrin masa për përmirësim.

    Këto dobësi janë publikuar në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, para skadimit të afatit për përgatitjen e raportit për gjendjen në Rajonin e Ohrit, i cili duhet t’i dorëzohet UNESCO-s deri më 1 shkurt.

    Organizata botërore do të vlerësojë nëse janë zbatuar rekomandimet dhe sa janë tejkaluar dobësitë e institucioneve për mbrojtjen e liqenit dhe rajonit.

    Komiteti për Trashëgimi Botërore vitin e kaluar i dha Maqedonisë edhe një shans për zbatimin e rekomandimeve të misionit monitorues, për shkak të ndërtimeve të shumta pa leje, zhvillimit urban pa kontroll, mangësive në planifikimin hapësinor dhe projekteve të mëdha infrastrukturore. Rajoni i Ohrit rrezikon të mos shpallet trashëgimi kulturore në rrezik.

    Lajmi Paraprak

    Armët që siguroi Serbia në fshehtësi

    Lajmi i rradhës

    Ukraina pas paqes / Si e sheh Perëndimi rritjen ekonomike në të ardhmen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë