EShS: Ka 10 mijë vende të lira pune në Maqedoni

    Në Maqedoninë e Veriut janë 9 699 vende të lira punë në sektorë të ndryshëm, ndërsa sektori me më së shumti vende të lira është Industria përpunuese.

    “Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 3 278, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh”, raportoi Enti.

    Në industrinë përpunuese gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 janë regjistruar 2 636 vende të lira, ndërsa në Tregtinë me shumicë dhe pakicë 1 687 vende të lira.

    Rajoni i Shkupit ka regjistruar 5 360 vende të lira, ndërkohë në rajonin e Pellagonisë 1 297, ndërsa më së paku në rajonin Verilindor me 237 vende të lira.

    Lajmi Paraprak

    Ulet ndjeshëm shtimi i popullsisë | Më pak martesa, më pak lindje

    Lajmi i rradhës

    Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë