Ulet ndjeshëm shtimi i popullsisë | Më pak martesa, më pak lindje

    Enti Shtetëror i Statistikës (EShS) informon se shtimi natyror i popullsisë në vend ka shënuar rënie. Në tremujorin e katërt të vitit 2022 arrin – 616 persona që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i lindjeve të fëmijëve nga numri i personave të vdekur. Në tremujorin e katërt të vitit 2022 kanë lindur 4.427 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është ulur për 4.7 për qind.

    Numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit 2022 shënon rënie prej 26.8 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2021, pra 5.043 persona nga të cilët nëntë janë foshnje. Në këtë tremujor të këtij viti janë lidhur 2.762 martesa dhe numri i tyre është ulur për dy për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Për tremujorin e katërt të vitit 2022 janë paraqitur 339 raporte për divorce, që paraqet rënie prej 39.1 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2021.

    Lajmi Paraprak

    Tre ditë afat “oligarkëve” të bukës!

    Lajmi i rradhës

    EShS: Ka 10 mijë vende të lira pune në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë