Është herët të hiqen maskat në vend të hapur, tha Filipçe

    Ministri i Shëndetësisë thotë se ende është herët të hiqet rekomandimi për mbajtjen e maskave në vende të hapura dhe paralajmëroi se për këtë do të bisedohet në fillim të javës së ardhshme në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

    “Për momentin jo. Në mbledhjen e cila do të mbahet të hënën atë temë do ta iniciojmë në fillim të kësaj jave do të vazhdojë. T’i shohim njohuritë, qëndrimet e shumë shteteve të tjera, të shohim se si është situata te ne. Ja reale është se shumë qytetarë me të vërtetë edhe në parqe nuk e respektojnë atë masë. Personalisht konsideroj se ende është herët. Megjithatë nevojitet përfshirje më e madhe me vaksinimin, megjithatë në të njëjtën kohë duhet masa të ketë logjikë, mot i ngrohtë etj, deklaroi ministri Filipçe.

    Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se së pari duhet të hiqet rekomandimi për mbajtje të maskave në vende të hapura, e pastaj eventualisht të mendohet për atë që të vaksinuarit me dy doza të mos mbajnë maska në vend të mbyllur. Gjatë kësaj tha, duhet të dëgjohet qëndrimi i ekspertëve.

    “Mendoj se kjo mund të vijojë, por nuk mund të them saktë se kur do të ishte si rekomandim, së pari të hiqet detyrimi për mbajtje të maskës në vend të hapur, gjegjësisht të vlejë vetëm atëherë kur ka grupim të njerëzve dhe të pranohen kërkesa e hotelierëve, ka logjikë të rritet numri i mysafirëve në tavolinë. Megjithatë, ende konsideroj se është herët të rekomandohet heqja e maskave në vende të mbyllura. Personalisht konsideroj, do ta dëgjojmë qëndrimin e epidemiologëve ekspertëve dhe të tjerëve në KSN, të tjerë që nuk janë pjesë e komisionit se ai rekomandim duhet të mbetet edhe më tutje”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

    Ai i pyetur për atë se kush është lloj dominues i koronavirusit në vend theksoi se ai është lloji britanik, edhe pse, siç theksoi ka pasur edhe raste të llojeve të tjera, por ato ishin të izoluara.

    “Definitivisht dominues është lloji britanik i virusit. Dukshëm është se ka raste të tjera, për shkak të asaj se kishte detektim të llojit të Afrikës së Jugut te një qytetar nga Dellçeva i cili ishte infektuar në muajin mars. Por, kjo na tregon se rastet e veçanta nga llojet e tjera të virusit që ishin prezentë, megjithatë janë vetëm lloje të veçanta nga llojet e tjera që ishin prezentë dhe nuk ka tendencë që një lloj i virusit dukshëm të dominojë mbi atë britanik. Që të dominojë ndonjë lloj si ai lloj britanik fshiu prej kur u paraqit më parë, duhet të jetë shumë më i lehtë i transmetueshëm nga ai është aktual. Dukshëm është se nuk ka tendencë të tillë”, tha ministri i Shëndetësisë.

    Sipas tij, njohuritë nga të gjitha analizat deri më tani janë se as lloji i Afrikës së Jugut, as i Brazilit, sipas karakteristikave nuk mund ta tejkalojnë që të dominojë mbi llojin britanik. Kjo, tha, ne jep të drejtë të mendojmë dhe të besojmë se definitivisht kjo valë u shua pa dallim që dukshëm ka disa të sëmurë nga lloj i tjetër i virusit.

    Lajmi Paraprak

    Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

    Lajmi i rradhës

    MPJ publikon kushtet për hyrje në Greqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë