Euroambasadori Gir: Zhvillimet mes RMV-së dhe Bullgarisë janë inkurajuese

    Euroambasadori Dejvid Gir, deklaroi se janë për tu përshëndetur zhvillimet e fundit që po ndodhin Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Tha se zhvillimet janë pozitive dhe inkurajuese për tejkalimin e dallimeve mes dy shteteve fqinje gjë që do të mundësonte hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

     “Ne gjithmonë kemi bërë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe  Bullgaria të bisedojnë me qëllimin e vetëm që t’i tejkalojnë sa më shpejtë dallimet dhe t’i nisim negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut. Ajo që pamë javëve të kaluara është inkurajuese dhe përshëndesim përpjekjet nga të dyja anët të cilat rezultojnë në hapjen e negociatave aderuese sa më parë. Megjithatë, deri sa të ndodh kjo gjë, mendoj se është shumë e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit të fokusohen në procesin e reformave dhe implementimin e tyre, që gjë do ta afrojë vendin drejt BE-së. Nuk duhet të presim deri sa të fillojnë negociata, është e rëndësishme që të avancohen reformat sepse sa më shpejtë të ecë implementimi i tyre, aq më e shkurt do të jetë rruga drejt BE-së”, tha Dejvid Gir, euroambasador.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Nuk e tradhtoj Goce Dellçevin për BE dhe NATO!

    Lajmi i rradhës

    Ana Andreeva përgjegjëse e re për shërbimet e komunikimit në Qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë