Ana Andreeva përgjegjëse e re për shërbimet e komunikimit në Qeveri

    Ana Andreeva prej sot do të jetë përgjegjëse për komunikimet dhe marrëdhëniet me publikun në Qeveri. Andreeva e merr këtë funksion nga koordinatori i deritanishëm nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabërçanec, i cili udhëhiqte me komunikimet qeveritare në periudhën prej muajit gusht të vitit 2017 deri më sot, njoftojnë nga Qeveria.


    “Shërbimi për shtyp i Qeverisë shpreh falënderim dhe mirënjohje deri te Marjan Zabërçanec për gjithë mundin dhe angazhimin, si dhe për rezultatet në krijimin dhe zhvillimin e shërbimit aktual profesional për komunikim të Qeverisë. Zabërçanec në periudhën në vijim do të jetë i angazhuar në Qeveri për menaxhimin e proceseve dhe projekteve të përkushtuara në avancimin e bashkëpunimit rajonal të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Euroambasadori Gir: Zhvillimet mes RMV-së dhe Bullgarisë janë inkurajuese

    Lajmi i rradhës

    Honoraret gjatë qeverisjes së Teuta Arifit në Tetovë, përplasin ashpër ekzekutivin dhe pushtetin lokal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë