EUROINTEGRIME – Rama: Ndahemi nga RMV nëse nuk mbahet konferenca e parë brenda qershorit

    Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në ruso-ukrainas. Nga Nju Jorku ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Edi Rama tha se zgjidhjen e këtij konflikti e sheh vetëm te dialogu.

    “Unë besoj që çdo mundësi, çdo rast, çdo shans për komunikim, për dialog, për bisedime,duhet shfrytëzuar maksimalisht. Kështu që ne jemi këtu për të bërë tonën, por ne e thashë, nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë dhe ne jemi të pozicionuar shumë qartë dhe pa asnjë ekuivok në krah të Shteteve të Bashkuara dhe të partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Europës”.

    Rama foli edhe për çështjen e integrimit, ndërsa paralajmëroi se nëse tryeza e parë nuk mbahet brenda Qershorit, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.

    “Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do të realizohet hapja e konferencës, se është e pakuptimtë që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vetë, meqë jemi në një kohë kur flitet për pengje, Maqedoninë e Veriut, që është realisht peng dhe kjo mund të vazhdojë pafund, gjë që është komplet e padrejtë për Shqipërinë që i ka plotësuar detyrat prej vitesh tanimë”.

    Ndërsa akuzat e Sali Berishës se ai ka ndikuar në vendimin e SHBA për shpallje e ish-Kryeministrit ‘non grata’, Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar jashtë realitetit.

    “Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës, nuk ka diskutim. Shtetet e Bashkuara thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre, meritën e tij për të gjitha ato për të cilat ata e kanë shpallur non grata”.

    Ai komentoi edhe zhvillimet në kampin opozitar, teksa Bashën e cilësoi një humbës të përhershëm.

    “Lulzim Basha nuk fiton. Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Kështu që siç ka humbur gjithmonë do t’i qëndrojë besnik profilit të vetë që është të humbasë përsëri. Kjo nuk diskutohet”.

    Ndërsa për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Metën ai nuk ka asnjë dyshim se ata tashmë janë bashkë.

    “Aleanca mes atyre të dyve nuk është potenciale, është reale, është në veprim dhe do të intensifikohet në vijim sa më shumë që të përkufizohet ngjashmëria e tyre, në raport me planetin”.

    Ai konfirmoi gjithashtu bëri të ditur se kishte marrë mbështetjen e plotë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken edhe për nismën rajonale Ballkani i Hapur, për të cilën tha se do të ketë zhvillime të tjera në muajt në vijim. /Klan/

    Lajmi Paraprak

    Gary Lineker flet për fundin e Ronaldos dhe Messit

    Lajmi i rradhës

    Ilir Meta mbetet president i Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë