Europol “mësyn” Ballkanin: 37 në pranga, shkatërrohet “super banda”! (Video)

    Ballkani Perëndimor u vu sërish në shënjestrën e një operacioni policor ndërkombëtar, gjatë të cilit është goditur një grup kriminal i përshkruar nga Europoli, si “tejet i dhunshëm”. 37 persona përfunduan në pranga pohoi agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Celula e fuqishme, sic theksoi Europoli, ishte e përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë kontinentin e vjetër.

    “Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, thuhet në njoftim. Kreu i grupit mendohet se e organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit duke u dhënë urdhra vartësve nga qelia e burgut ku ndodhej. Bastisjet u kryen njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani.

    Përpos arrestimeve, policia sekuestroi edhe rreth 148,000 euro, 18 armë zjarri, duke përfshirë dy automatikë dhe 500 gramë TNT me detonatorë nga distanca. Po kështu u kapën edhe 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera. Hetimi ndërkombëtar pasoi atë që Europol e përshkroi si një “hetim i ndërlikuar” i kryer nga policia kroate si pjesë e Task Forcës “Ballkan Cartel”. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Nënshkruhet deklarata politike për bashkëpunim ndërmjet Alternativës dhe Lëvizjes Besa

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: TVSh-ja për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18 përqind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë