Bytyqi: TVSh-ja për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18 përqind

    Fatmir Bytyqi / Fotografia: Nistori

    Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh) për energjinë elektrike do të rritet gradualisht, vendim do të marrim deri në fund të qershorit, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

    Ai deklaroi se norma e TVSH-së 10% për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18% dhe se analizat për këtë janë në fund.

    Ai sqaroi se EMV i bën propozim EVN Home dhe më pas Komisioni Rregullativ do të marrë vendim, i cili pritet të bëhet i ditur në fund të qershorit.

    “Kemi një muaj e gjysmë përpara dhe nuk varemi vetëm nga prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Ashtu siç ishte një vit e gjysmë i fundit, kështu do të vazhdojë dhe vendimet do të jenë në favor të qytetarëve”, tha Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    Europol “mësyn” Ballkanin: 37 në pranga, shkatërrohet “super banda”! (Video)

    Lajmi i rradhës

    Forca të shtuara të Policisë në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë