“Face Pay” ngjall frikë për përgjime në Rusi (Video)

    Metroja e Moskës e ka lavdëruar një sistem të ri pagese, përmes njohjes së fytyrës, si përdorimin e parë masiv të një teknologjie që do të sjellë lehtësi të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Por, aktivizimi i tij në Rusi ka ngjallur dyshime për keqpërdorimin e mundshëm të sistemit për qëllime përgjimi. 

    “Nuk ju duhet as ta hiqni maskën. Kamera do ta njohë klientin dhe ai mund të kalojë (nëpër portë) me maskë.” – shprehet Anna Lapushkina nga Departamenti i transportit të Moskës.

    Ka shumë pak të dhëna publike që tregojnë sesi funksionojnë apo sesa të mira janë kamerat. Por, sistemi i ri i pagesës ka ngjallur frikë në Rusi.

    “Sikurse çdo mjet universal identifikimi, njohja e fytyrës është e pasigurt, veçanërisht për shkak se është biometrike. Ju mund ta zëvendësoni pasaportën tuaj, nëse ajo është kompremetuar apo kopjuar. Ju mund ta hidhni atë dhe ta raportoni. Por, këtë nuk mund ta bëni me fytyrën tuaj. Ju është dhënë vetëm një fytyrë, të cilën do ta përdorni gjatë tërë jetës.”, deklaron Mikhail Klimaryov nga Shoqëria për mbrojtje në internet.

    Teknologjia e njohjes së fytyrës gjithashtu përdoret gjerësisht edhe nëpër rrugët e Moskës.

    Prej vitit 2019, teknologji të ngjashme përdorin edhe blerësit në Kinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës i mbylli sytë për të sakrifikuar gjelbërimin për interesa grupore

    Lajmi i rradhës

    ASH: Mbështetje e pakushtëzuar për Bilall Kasamin në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë