Komuna e Tetovës i mbylli sytë për të sakrifikuar gjelbërimin për interesa grupore

    Nisma “Më Mirë Për Tetovën” ka reaguar për shkatërrimin ka reaguar për shkatërrimin e hapësirave të gjelbra në Tetovë. Nga nisma thonë se Rruga e vetme me hapësira të gjelbra në qytetin tonë mbeti vetëm rruga Boris Kidriç, që ju çon deri tek stacioni i trenit. Por, edhe këto hapësira të gjelbra u shkatërruan, u uzurpuan dhe u betonuan nga mafia urbane, njofton Nistori.

    “Deri më sot kemi alarmuar me dhjetëra herë për këtë vjedhje që po i bëhet pronës tonë publike, por Komuna e Tetovës jo që nuk ndërmori asgjë për ta parandaluar këtë fenomen destruktiv, por ajo i mbylli sytë për të sakrifikuar gjelbrimin për interesa grupore.

    Duke mos reaguar as prokuroria dhe organet tjera kompetente, u apelojmë qytetarëve këtë sjellje të papërgjegjshme ta dënojnë me mjetin më të fortë që kanë në dorë – votën.”

    MMPT garoi me listën e këshilltarëve në zgjedhjet lokale dhe arriti të fitojë 2842 vota, gjegjësisht dy këshilltarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria lehtësoi masat anti-Covid, por fëmijët vazhdojnë mësimin me maska

    Lajmi i rradhës

    “Face Pay” ngjall frikë për përgjime në Rusi (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë