FADIL CANA PËRGJIGJET NËSE MAQEDONIA E VERIUT DUHET TË PËRGATITET EDHE PËR VALË TË TJERA INFEKTIMI

    Intervistoi | Donika Bakiu

    Nistori: Si e vlerësoni gjendjen aktuale me virusin korona në Maqedoninë e Veriut?

    Fadil Cana: Gjendja aktuale me virusin korona në Maqedoninë e Veriut dëshmon se jemi duke kaluar pikun e valës së pestë të infeksionit me virusin e ri Korona, që pritet gradualisht të qetësohet deri në mesin e muajit shkurt.

    Nistori: Për momentin, Maqedonia e Veriut ka numër të lartë të personave të infektuar. Cilat mendoni se janë shkaqet?

    Fadil Cana: Shkaqet e numrave të lartë të personave të infektuar janë të shumtë, por unë do të veçoja mosdashjen apo mosdijen e menaxhmentit të Ministrisë së Shëndetësisë në krye me ish -Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili e la gjendjen e kësaj vale në ” mëshirën” e vet virusit, me çka edhe njëherë dëshmoi se që nga fillimi i pandemisë e deri sot qasja e të parit të shëndetësisë dhe këshilltarëve të tij burokrat, ishte shumë neglizhente dhe si pasojë e kësaj Maqedonia e Veriut renditet në top 10 vendet e Botës për keqmenaxhim të pandemisë në të gjitha aspektet.

    Nistori: A duhet të përgatitet Maqedonia e Veriut edhe për valë të tjera infektimi?

    Fadil Cana: Natyrisht se po. Edhe megjithëse askush nuk mund ta dijë dhe të jap projeksion të saktë se çka na pret në të ardhmen, unë mund të theksoj faktin që di bota shkencore për virusin e ri Korona, se ai është në evoluim të sipër dhe është e natyrshme dhe pritshme që të paraqiten edhe variante të tjera, për të cilat askush nuk mund të thotë se çfarë ashpërsie të infektimit do të kenë dhe cili do jetë potenciali i tyre i mundshëm për vdekshmërinë në përgjithësi.

    Nistori: Në muajin mars të vitit të kaluar kishte rreth 50 humbje jete gjatë 24 orëve! Cilat janë rekomandimet tuaja që në vend mos të përsëritet rritja e infektimeve dhe vdekjeve ashtu si ndodhi gjatë vitit të kaluar?

    Fadil Cana: Që të mos na përsëriten numrat e lartë të vdekjeve ashtu si ndodhi vitin e kaluar, mendoj se duhet që sistemi shëndetësor në krye me Ministrin e ri të reflektoj në kohë dhe t’i vëjë të gjitha resurset shëndetësore në dispozicion të menaxhimit të mirëfilltë të situatës varësisht nga gjendja epidemiologjike me virusin Korona.

    Nistori: Kur pritet të zbutet gjendja me infektimet?

    Fadil Cana: Gjendja pritet që gradulisht të zbutet 2-3 javët e ardhshme.

    Nistori: Ne njohim shumë njerëz që e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinimit pas analizës së antitrupave, por disa dhe pa bërë analizën. Cili është mendimi juaj?

    Fadil Cana: Bërja e dozës së tretë të vaksinës është e dobishme për mbrojtjen e organizmit nga format e rënda të sëmundjes dhe vdekshmëria dhe për mua personalisht aspak s’ka të bëjë me nivelin e antitrupave për SARS-CoV-2, të cilat varianti më i ri -Omikron e vërtetoi tezën se ato vlera s’kanë asnjë impakt as në parandalimin e as në kurimin e pacientëve të infektuar me çka edhe njëherë dëshmoi se janë vetëm ”vëmendje komerciale” e laboratorive.

    Nistori: Një mesazh nga ju për vaksinimin?

    Fadil Cana: Vaksina është e vetmja armë e cila dëshmoi se mund të luftojë me egërsinë e kësaj pandemie, e vetmja armë e cila edhe pse nuk e fitoi luftën, arriti që ta zvogëlojë numrin e viktimave në rradhët e njerëzimit, prandaj porosia ime në këtë drejtim do të ishte: Vaksinohuni, se me bërjen e vaksinës mbrojmë veten dhe të afërmit tanë nëse jo nga infektimi, me siguri nga format e rënda të sëmundjes dhe vdekja që shkakton infektimi me këtë virus. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministri Sali i painformuar për kërkesat e familjes Emshi nga Tetova (Video)

    Lajmi i rradhës

    Rëndësia e ujit në organizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë