Ministri Sali i painformuar për kërkesat e familjes Emshi nga Tetova (Video)

    Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka deklaruar se nuk është aspak i njoftuar me kërkesat e familjes Emshti nga Tetova e cila humbi dy anëtarë të familjes si pasojë e zjarrit i cili kaploi spitalin modular të Tetovës, njofton Nistori.

    Sali duket të mos jetë i njoftuar as me vendimin e Qeverisë për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave me nga 30 mijë euro.

    I pyetur nga Nistori nëse do të del në ndihmë të familjes Emshi e cila kërkon bashkëpunim me institucionet vendase përmes avokatit të tyre nga Italia, Sali deklaroi se derisa vijon hetimi nuk dëshiron të komenton kërkesa dhe raste individuale.

    “Nuk kam ndonjë informacion. Të gjitha procedurat janë në Prokurori. Derisa nuk ka përfundim të procesit gjyqësorë unë nuk mund të jap ndonjë deklaratë për ndonjë rast incidental ose individual”, deklaroi Sali, ministër i Shëndetësisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A përfitojnë qytetarët nga mbledhja e taksave komunale?!

    Lajmi i rradhës

    FADIL CANA PËRGJIGJET NËSE MAQEDONIA E VERIUT DUHET TË PËRGATITET EDHE PËR VALË TË TJERA INFEKTIMI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë