Familja Dervishi nga Tetova jeton në mjerim të skajshëm, kërkon ndihmë për kushte elementare

    Bekim Dervishi, 23 vjeçar nga Tetova, jeton në lagjen Kolltuk bashkë me gruan dhe vajzën e cila ka vetëm një vit e gjysmë. Por, mjedisi ku jetojnë këta tre persona nuk i plotëson aspak kushtet për një jetë normale. Në mjerim të skajshëm, kjo familje ka probleme me mbijetesën.

    Në shtëpinë që kjo familja mezi e paguan qiranë mujore, ka lagështi të tmerrshme dhe nuk ngrohet sa duhet në këtë dimër të ftohtë. Bekimi thotë se është vështirë të jetohet në këto dhoma, të dëmtuara dhe që rrezikojnë edhe të shemben.

    “Të paktën këtë dhomë ta rregulloj, kush mundet të më ndihmojë që ta bëjë këtë dhomë. Ta renovoj këtë dhomë, për fëmijën tim. Poashtu nëse ka donator – pranojmë edhe veshmbathje, dhe ushqime sepse jemi keq vërtetë. Në të gjitha anët pikojnë të dy dhomat, ka të çara që e lëshojnë ujin dhe kemi frikë se mos na shkakton telashe me rrymën. Grumbullohet uji mes të çareve dhe pastaj rrjedhë poshtë”, thotë Bekimi.

    Problemet shëndetësore kanë bërë që Bekimi të mos jetë i aftë për punë të rëndë fizike. Me një ndihmë prej 5000 denarëve vështirë është ia del, kurse problemet me dorën sa vijnë e rëndohen. Edhe pse merr gjilpëra për shkak të dhimbjeve, megjithatë kohëve të fundit edhe ilaçet nuk e ndihmojnë. Në anën tjetër, gjendja e rënduar sociale e bën më të vështirë kurimin e tij sepse nuk mund të siguron as mjete për trajtim mjekësor.

    “Dorën e kam me probleme. Kam punuar në autolarje, por tani nuk mundem më. Vetëm një ndihmë e marrë nga shteti. Punë të rëndë nuk mund të punoj. Një gjilpërë në Shkup që e marr, kushton 50 euro, dhe harxhimet e rrugës janë mbi 500 denarë, aq sa marrë për tërë muajin. Duhet të paguaj rrymën, qiranë e kështu me radhë. Kohëve të fundit nuk më ndihmojnë as gjilpërat në gjendjen shëndetësore që të jem i aftë për të punuar”, pohon ai, ndërsa apelon për ndihmë nga gjithsecili që ka mundësi të ndihmojë.

    “Një dhomë që do të mund të jetoj si njeri, pra të kem kulm të sigurt për të kaluar jetën dhe fëmija të rritet në kushte normale, sepse kështu nga lagështia që kemi në shtëpi, shpeshherë fëmija sëmuret dhe I përkeqësohet gjendja”, apelon kryefamiljari.

    Të gjithë ata që kanë mundësi që të ndihmojnë këtë familje, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 070 552 399. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Petkov: T’i zgjidhim vetë problemet, nuk ka nevojë për ndërmjetësim francez

    Lajmi i rradhës

    “E majta” me pankarta fyese e pret kryeministrin bullgar, Kiril Petkov

    Lajme tjera

    A po dobësohet Vuçiqi?

    Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi kanë sjellë rikthimin e ligjit për shpronësimet dhe ndryshimet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë