Familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë, nesër do të protestojnë në Shkup

    Nesër në Shkup, do të protestojnë familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë. Ata përmes një njoftimi ftojnë qytetarët të ju bashkohen derisa kërkojnë nga partitë politike të qëndrojnë larg kësaj proteste, shkruan Nistori.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuara media dhe qytetarë. Ju njoftojmë se nesër në Shkup organizohet marsh protestues nga ne si familjarë të viktimave të spitalit modular. Marshi protestues do të fillojë në ora 14.00 nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria publike e MV, e cila i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë, ku u dogjen të gjallë 14 familjarët tanë.

    U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve tjera të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partitë politike të qëndrojnë larg keqpërdorimit të protestës tonë për përfitime politike.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Asociacioni s’mund të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si “qerrja para kuajve”

    Lajmi i rradhës

    Biblioteka e Tetovës sa një bibliotekë shtëpie! Revoltohen lexuesit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë