Greqia, protestë për bluzat e ekipit | Stema e Maqedonisë së Veriut shkakton reagime

    Federata greke e Futbollit me një deklaratë të orëve të fundit drejtuar tek UEFA ka protestuar për veshjen dhe inicialet në bluzat e ekipit kombëtar të Maqedonise se Veriut.

    Ekipi i fqinjit verior të Greqisë që merr pjesë për herë të parë në kampionatin Europian të futbollit dhe luan ditën e dielë kunder Austrise, mban në bluzat e tij emblemën e federatës kombëtare me inicialet FFM (Football Federation of Macedonia), Federata e Futbollit të Maqedonise, çka sipas palës greke është në kundërshtim me marrëveshjen e Prespës që Athina dhe Shkupi kanë nënshkruar, ku midis të tjerash nënvizohet edhe fakti i emërtimit zyrtar të vendit.

    Për këtë arsye federata greke e futbollit EPO thekson në deklaratën e saj drejtuar UEFA-s se “është sa trishtuese aq edhe indinjuese që të lindin nga askund probleme që janë zgjidhur nga konventat ndërkombëtare, me rastin e fillimit të EURO 2020 dhe pjesëmarrjen e Maqedonisë se Veriut në këtë ngjarje”.

    “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe të gjitha federatat ndërkombëtare të sportit, papërjashtim, e kanë njohur Maqedoninë e Veriut si anëtare të tyre me këte emër dhe çdo emërtim tjetër i vetëpërcaktuar arbitrarisht, është jashtë kornizës rregullative të zbatueshme për të gjithë dhe për këtë arsye është joreal” përfundon deklarata.

    Sipas medias greke, reagimi i Federatës ka ardhur menjëhere pas një deklarate n

    Sipas medias greke, reagimi i Federatës ka ardhur menjëhere pas një deklarate në rrjetet sociale të kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini i cili përdori në fjalët e tij thjesht emrin “Maqedonia”. Madje përmendet edhe fakti që kryeministri Zaev i ka kërkuar z. Sejdini ndryshimin e emrit, por ky i fundit nuk ka pranuar.

    Një letër urgjente i ka shkruar Presidentit të UEFA-s, Alexander Cheferin, edhe Z/v Ministri grek i Sporteve, Lefteris Avgenakis, si dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dhendias ka njoftuar homologun e tij Bujar Osmani. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Futbollisti danez, Eriksen shpëton nga vdekja

    Lajmi i rradhës

    Fatmir Izairi për Nistori: Do të rikandidoj në Komunën e Zhelinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë