Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa: Kauza jonë e përbashkët do të jetë lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit

    Ish-zëvendësdrejtori i EVM-së, Fatmir Limani, sot i është bashkuar partisë Besa së bashku me strukturën e saj politike.

    Fatmir Limani theksoi se qëllimi i tij për t’iu bashkuar Lëvizjes Besa nuk është të ndërtojë një karrierë politike, por të krijojë një gjeneratë të re politikanësh ku profesionalizmi do të jetë çelësi për ngritjen dhe zhvillimin e karrierës së tyre.

    “Kauza jonë e përbashkët me Lëvizjen Besa do të jetë lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, një nga fenomenet dhe dështimet më të mëdha të pushtetit aktual. Këto janë faktet dhe arsyet që investitorët e huaj shmangin vendin tonë dhe në këtë mënyrë u hapin rrugën të rinjve për t’u larguar nga vendlindja e tyre. Është e nevojshme të ndërtohet një strategji afatgjatë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik, e cila do t’u mundësojë të rinjve tanë të planifikojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. E gjithë kjo përmes hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat, por edhe eliminimit të gjithë burokracisë shtetërore që çon në motivimin e korrupsionit dhe largimin e investitorëve nga vendi ynë”, tha Limani.

    Limani, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, vitin e kaluar u largua nga “integruesit” dhe kandidoi për kryetar të Komunës së Kërçovës, duke fituar afro 5000 vota.

    Lajmi Paraprak

    Ministri Osmani sot para Komisionit parlamentar për Politikë të jashtme

    Lajmi i rradhës

    Petkov: Nga tetë ditë si kryeministër, Kovaçevski ka kaluar katër me qeverinë bullgare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë