Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do t’u drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai do të njoftojë për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Seanca, sipas njoftimit, do të fillojë në ora 11:45 në sallën Boris Trajkovski.
Kujtojmë se qeveria ditëve të fundit kishte takime me qeverinë bullgare në Sofje ku u diskutuan temat që përfshihen në kontestin me Bullgarinë.