Favorizim kompanish në tenderë, kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Dellçevës

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Dellçevës për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, përcjell Nistori.

    Bëhet fjalë për ish-kryetarin Goran Trajkovski, i cili e ushtroi këtë detyrë nga viti 2017 dhe u rizgjodh në vitin 2021, deri në zgjedhjet e vitit të kaluar, kur u zëvendësua nga Ivan Gocevski.

    “Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Delçevë ka ngritur kallëzim penal kundër G.T. (54) nga Delçeva, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, kumton MPB.

    Sipas njoftimit, i dyshuari, në cilësinë e kryetarit të komunës së Dellçevës, gjatë viteve 2023 dhe 2024 ka lidhur dy kontrata për prokurim publik me një operator ekonomik nga Koçani, secila në vlerë prej 236.000 denarësh dhe me vlefshmëri njëvjeçare. Në këto kontrata është ofruar çmim jorealisht i ulët për shtatë produkte, përkatësisht 12 herë më i ulët krahasuar me ofertuesit e tjerë.

    I dyshuari nuk ka kërkuar sqarime shtesë për çmimet e pazakonta dhe, duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, ka favorizuar operatorin ekonomik, duke i mundësuar atij fitimin e të dy kontratave për furnizim publik për nevojat e komunës së Dellçevës.

    Në këtë mënyrë, sipas MPB-së, ai i ka mundësuar subjektit juridik nga Koçani përfitim material.

    Lajmi Paraprak

    EShR: mangësi në Kadastër – objekte të paregjistruara, mosdeklarim shpenzimesh dhe shkelje procedurash

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit e kulturës në rrugë: po cenohen të drejtat dhe dinjiteti ynë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë