Fermerët kërkojnë nga shteti që t’i ndihmojë për prodhimin e grurit

    Prodhimi vendor i drithërave nuk i plotëson nevojat e shtetit. Fermerët thonë se vitet e fundit për shkak të mungesës së grurit po shtojmë importet nga vendet e tjera dhe kemi kushte ideale për të prodhuar më shumë.

    Nevojitet një strategji për të rritur prodhimin vendor, shprehen fermerët. Ajo që duhet bërë është që Qeveria të bëjë analizë se sa nga toka bujqësore shtetërore mund të ndahet për drithëra. Përveç kësaj, të ndihmohen fermerët me furnizimin e lëndëve të para.

    “Fatkeqësisht, kemi mungesë të këtyre kulturave për shumë vite dhe kjo është arsyeja pse si vend ne gjithmonë importojmë për ta kompensuar atë mungesë. Për të mbështetur fermerët me mbështetjen e lëndëve të para, për të parë se çdo pëllëmbë tokë e punueshme mund të mbillet në këtë mbjellje pranverore që të mos përballemi me ndonjë problem që mund të ndodhë në të ardhmen, e ai është mungesa e miellit…”, deklaroi Vaska Mojsovska – Federata Nacionale e Fermerëve.

    Fermerët thonë se shteti tani e tutje duhet të njoftojë se për rezervat e mallrave do ta blejë grurin vendor në fillim të vjeljes së verës. Konflikti ushtarak në Ukrainë ka ngritur alarmin për rezervat ushqimore të vendeve dhe varësinë nga importet nga vendet e tjera, veçanërisht grurit dhe misrit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë ka filluar të bëjë analiza për ndërhyrje të mundshme në bujqësi me qëllim të rritjes së prodhimit vendor të ushqimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Zhupës edhe pse rregullisht i paguajnë taksat, në këtë pjesë të Maqedonisë nuk ka mundësi për një jetë të denjë

    Lajmi i rradhës

    OKB: Deri më tani janë konfirmuar 364 vdekje të civilëve në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë