Festa e 1 Majit, rritet numri i turistëve në Ohër dhe Strugë

    Ohri do t’i presë tursitët në fundjavën e 1 majit me çmime më të larta. Përveç aranzhmaneve më të shtrenjta në ambientet e akomodimit, pronarët e mjeteve lundruese kanë rritur edhe çmimet. Nëse dëshironi të pini një kafe buzë liqenit, duhet të ndani nga 90 deri në 150 denarë. Por, nga sektori i turizmit pretendojnë se Ohri është ende destinacioni turistik më i lirë në rajon.

    “Ne kemi rritur çmimet bazuar në karburantin. Rreth 20%. Ky është tani një çmim për ta mbuluar koston e karburantit. Për sa i përket njerëzve që duan ta bëjnë atë shëtitje, nuk është shumë…”, deklaroi Zoran Angjeloski- varkëtar.

    Objektet hoteliere në Ohër dhe Strugë janë të mbushura me rreth 70%.

    “Interesimi për festat e 1 Majit është rritur krahasuar me vitet e kaluara. Po kthehemi në vitet para krizës së Covid-it… Vetëm përmes agjencisë sonë kemi pesë ose gjashtë grupe të mëdha nga Polonia, Meksika, Norvegjia, Danimarka”, deklaroi Jakim Malenko-punëtor turistik.

    Sektori i turizmit beson se tani nevojitet një promovim më urgjent i të gjithë rajonit Ohër-Strugë.

    “Ohri nuk duhet të jetë vetëm. Ohri duhet të jetë pjesë e një turi ballkanik, ku njerëzit do të qëndronin për një ose dy ditë ose do ta kalonin në mënyrë të pashmangshme atë turne ballkanike përmes Ohrit. Kjo po bëhet gjithnjë e më shumë nga agjencitë e huaja, por ne duhet të jemi më të fortë në aspektin e marketingut”, u shpreh Ljupço Juzmeski-guidë turistike.

    Në Ohër dhe Strugë thonë se si do të jetë 1 Maji me turistët, ashtu do të jetë edhe sezoni turistik veror. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MASh paralajmëron model të ri financimi të arsimit fillor

    Lajmi i rradhës

    Pështjellim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë