FFM njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Maqedoni-Gjermani

    Maqedonia e Veriut më 11 tetor do të përballet me ekipin e Gjermanisë në Shkup, ndërsa biletat për këtë ndeshje tashmë janë shitur, duke llogaritur që në shfrytëzim do të jetë vetëm gjysma e kapacitetit të stadiumit.

    “Biletat për ndeshjen Maqedoni – Gjermani nga kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022 janë shitur. Ndeshja do të luhet më 11 tetor në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup, raportojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).

    Duke llogaritur që stadiumi për shkak protokolleve shëndetësore do të jetë në gjysmë, nga Federata kërkojnë që tifozët të respektojnë protokollet tjera shëndetësore, si certifikata e vaksinimit, marrja e njërës dozë të vaksinës ose dokument që është kaluar virusi brenda 45 ditëve.

    Paraprakisht Maqedonia e Veriut nesër do të luajë si mysafir kundër ekipit të Lihtenshtajnit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.

    Lajmi Paraprak

    Ndihma e Shpejtë nuk është për kontrolle rutinore

    Lajmi i rradhës

    Nevoja e pavarësisë energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë