Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Kovid, kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë i republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
“Për momentin nuk planifikojmë restrikcione apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.