Filipçe: Të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur për vaksinim do të marrin termin për imunizim

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur për vaksinim do të marrin termin për imunizim.

    “Pa dallim se kur janë paraqitur, duke nisur nga dita e hënë, përkatësisht nga e marta, me sistemin më të moshuarit, pastaj më të rinjtë, të gjithë do të marrin termin për vaksinim në dy javët e ardhshme”, tha ministri Filipçe.

    Sot në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer” përmes mekanizmit Kovaks.

    Vaksinat do të mbahen në poliklinikën “Jane Sandanski” dhe në Institutin për Mjekësi Ligjore. Këto vaksina do të shpërndahen në shtet nga fillimi i javës së ardhshme. Filipçe po ashtu tha se pasnesër në ora 14:00 dhe në ora 16:00 në aeroportin e Shkupit do të arrijnë edhe 500 mijë vaksina “Sinovac”.

    Lajmi Paraprak

    ‘Natën, shpesh më zë ankthi’

    Lajmi i rradhës

    Koha e Ramës për politikë të re të jashtme të Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë