Filipçe: Të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetë

    Të gjithë të lënduarit nga aksidenti që janë hospitalizuar në spitalin në Pirogrov në Sofje janë në gjendje të të qëndrueshme shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Pas vizitës në spital bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Bujar Osmani, Filipçe theksoi se vetëm një pacient është me të thyera që do të nevojitet të bëhen analiza shtesë dhe të konstatohet nëse do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik.

    “I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të sanuara nga kolegët tanë, për çka jam shumë falënderues. U morëm vesh që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët ti transferojmë në Shkup, për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Vdesin dhjetëra udhëtarë të RMV-së në aksident trafikun në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Formohet shtabi i krizave për aksidentin në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë