Vdesin dhjetëra udhëtarë të RMV-së në aksident trafikun në Bullgari

    Foto: BGNES

    *Lajmi përditësohet

    Sipas informacioneve të para, në autobusin me targa të regjistrimit të Maqedonisë që udhëtonin 52 udhëtarë dhe shoferi, tha për BTV drejtori i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Stanimir Stanev, përcjell Nistori.

    Siç njofton korrespondenti i AIM nga Sofja, Staev shtoi se autobusi nga Maqedonia ka hyrë në Bullgari mbrëmë në orën 21:00 nga vendkalimi kufitar “Kapitan Andrevo”. Ai ka udhëtuar nëpërmjet autostradës “Trakia”, e më pas nëpërmjet autostradës “Struma” deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të pikës kufitare Gjueshevë, nga ku është dashur të lëshojnë Bullgarinë. Sipas Staev, shkaqet e zjarrit në autobus ende janë duke u përcaktuar.

    Ai konfirmoi se 46 shtetas të RMV-së kanë vdekur dhe 7 kanë mbijetuar. Është tragjike, shtoi Staev, se mes të vdekurve ka fëmijë, madje edhe dy binjakë. Dy gra dhe dy burra kanë mbijetuar dhe janë dërguar në spitalin “Pirogov” në Sofje.

    Deri më tani nuk mund të thuhet asgjë për arsyet, nuk ka pasur pjesëmarrës tjetër në aksident dhe rrethojat mbrojtëse e kanë penguar autobusin të mos rrëzohet nga seksioni rrugor. Rastim po e heton Shërbimi Hetimor Kombëtar për shkak të numrit të madh të viktimave. Është konstatuar identiteti i të gjithë udhëtarëve që kanë kaluar kontrollin kufitar nëpërmjet hyrjes në Bullgari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Opozita deshi ta rrëzojë qeverinë në momentin e gabuar

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë