Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha sot se tashmë ka njoftuar ndryshime në udhëheqjen e partisë dhe në disa nga politikat e saj. Megjithatë, ai thekson se politikat ideologjike të LSDM-së mbeten të njëjta.
Ai njofton zgjerimin e platformës opozitare për të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët politikë.
“Unë besoj se ne jemi e vetmja forcë politike që mund t’i kundërvihet dhe t’i përballet VMRO-DPMNE-së. Na duhet një front më i gjerë, më i fortë dhe më i organizuar. Ky është një nga mësimet që nxorëm nga zgjedhjet lokale dhe jam i sigurt se do ta zbatojmë atë në periudhën e ardhshme”, tha Filipçe në një konferencë për shtyp në selinë e partisë.
Filipçe shpjegoi se nuk ka dorëheqje të reja nga LSDM-ja dhe tha se po punon për kompletimin e të gjithë ekipit në lidhje me dorëheqjet e ofruara më parë.
“E kuptoj emocionin negativ. Besoj se kjo është për shkak të pritjeve të paplotësuara në sytë e zgjedhjeve dhe i kuptoj njerëzit. Besoj se kur të qetësohen emocionet, do të jetë e mundur të debatohet më arsyeshëm, drejt dhe hapur sepse të gjithë janë të nevojshëm në parti. Nuk dua ta nxitoj procesin, por do të informojmë me kohë”, tha kreu i LSDM-së.
Filipçe shtoi se “për fitoren dhe humbjen, përgjegjësia nuk i takon një personi, por është gjithmonë kolektive”. Ai tha se ka komuna ku LSDM pati rezultate të mira dhe rritje të votave. Fatkeqësisht, ai tha se ka komuna ku rezultatet e pritura nuk ndodhën.






