FILLON PANAIRI I LIBRIT “TETOVA2022” | Autorët: Dashuria për librin vjen nga njohja, ejani dhe njihuni me librin

    Sot në hapësirat e ReMall u bë hapja solemne e panarit të librit “Tetova2022”. Lexuesit do të kenë mundësi të takohen me autorë të librave, të shohin mbrëmje poetike, si dhe debate rreth sfidave të librit. Hapjen solemne e bëri poeti i njohur Lulzim Haziri. Ai para medias tha se, në këtë kohë të krizës së leximit, të mbash një panair të librit është urtësi, shkruan Nistori.

    “Në këtë kohë të krizës së leximit, në këtë kohë kur botuesit përballen me problemet e tyre të librit, përballen me mungesën e infrastrukturës së librit, mungesën e shpërndarjes së librit dhe të mbash një panair të këtillë është një urti: ja ia hodha lexuesit dhe tash presim që lexuesi të vij. Është kjo një mundësi e mirë që lexuesi të takojë botuesit, autorët, të zhvillojë një dialog me botuesit.” – deklaroi Haziri.

    Sipas Hazirit, ky panair u ofron më të vegjëlve mundësi më të mëdha. Nëse prindëri vjen me fëmijën në panair, fëmiju do të joshet nga laramania e ngjyrave të librave dhe do të jetë më afër librit.

    Organizatorja dhe njëherit botuesja e “Syth” Vjollcë Berisha tha leximi është në krizë, por aktivitetet si panairet ndikojnë në rritjen e vëmendjes së njerëzve për librin. Sipas saj, Tetova nuk është nuk ka interes interes për librin, por arsyet për interesin e librit u shkëputën vite më parë, arsyet e së cilës nuk dihen, andaj tani e tutje interesi për librin sa vjen e rritet.

    E pytur nga Nistori nëse kanë pasur mbështetje intitucionale dhe çka e dallon këtë edicion nga viti i kaluar, gjegjësisht pse duhet njerëzit ta vizitojnë panairin “Tetova2022”. Ajo tha se panairi nuk bëhet për shitje, por prezantim, komunikimi me lexuesit, lexuesi me autorin, botuesin.

    “Këtë vit nuk kemi kërkuar mbështetje institucionale. Vitin e kaluar kërkuam nga Komuna e Tetovës, nuk patën ndonjë interesim dhe ne e kemi bërë me forcat tona. Shpresa vazhdon, vit pas viti ne të bëjmë një traditë dhe mendoj se këto aktivitet mund të mbahen me një mbështetje vërtetë institucionale, ndryshe nuk mbijetojnë.” – tha Berisha para medias.

    Sipas saj, njerëzit duhet ta vizitojnë panairin, sepse dashuria për librin vjen me njohjen.

    “Dashuria vjen me njohjen, pa e njohur nuk mund ta duash. Domethënë duhet të vish ta shohësh, ta prekësh, të krijohet ajo kimia me librin e më pastaj të kesh dëshirë ta blesh dhe nesër të kesh dëshirë ta lexosh.” – shtoi Berisha.

    Muhamed Asllani nga shtëpia botuese “Nobel” tha se në kuadër të panairit të librit do të ketë edhe aktivitete tjera si promovime librash, mbrëmje poetike dhe debate rreth librit.

    Ndryshe, ky është edicioni i dytë i panairit të librit “Tetova”. Do të jetë i hapur prej 20 dhjetor deri më 26 dhjetor, prej ora 10:00AM e deri në 10:00 të mbrëmjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reka: Në asnjë libër të botuar që përdorin nxënësit tanë, nuk kemi autor shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Fshati që jeton “vetëm” | Ata që mbetën, mbijetojnë me blegtori e bletari (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë