Filmi “Motrat” vjen sonte në TIFF ODA për të treguar pasojat e bullizmit në internet

    Filmi “Motrat” me regji të Dina Dumës do të shfaqet sonte (19:30) në Qendrën për kulturë në kuadër të TIFF ODA Tetovë. Filmi i saj, trajton çështje të rëndësishme sociale që lidhen me të rinjtë, gjuhën e urrejtjes dhe bullizmin në internet, shkruan Nistori.

    Sinopsis
    Adoleshentet Maja dhe Jana janë shoqe të pandashme dhe bëjnë gjithçka bashkë. Jana gjithmonë udhëheq ndërsa Maja e ndjek. Një natë në një festë ata kapin Elenën, vajzën më të njohur në shkollë, duke bërë seks me djalin e preferuar të Majës. Jana bind Majën të postojë videon dhe kur ajo bëhet virale, jeta e Elenës shkatërrohet. Në konfrontimin e ashpër mes tre vajzave, Elena zhduket. Maja dëshiron që rastin ta denoncojë në polici, por Jana nuk e lejon. Maja përpiqet të gjejë guximin për të shpëtuar nga miqësia e saj toksike dhe nga sekreti që kërcënon t’i shkatërrojë jetën.

    Cast
    Antonia Belazelkoska, Mia Giraud.

    Filmi, hedh dritë mbi ndikimin e mediave sociale në jetën e përditshme të brezave të rinj si dhe rezultatin ekstrem – se si një klikim mund të shkatërrojë jetën e dikujt. Filmi njëkohësisht e trajton portretizimin e ndryshëm të vajzave dhe djemve në internet.

    Ky është filmi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të shfaqet në Netflix, një bashkëprodhim mes Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    TIFF ODA do të zgjatë deri më 31 gusht dhe hyrja është papagesë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Kur dikush ta fyen njerëzillëkun bija ime, prishi krejt urat, digji tërë anijet”

    Lajmi i rradhës

    BE, “ndërhyrje urgjente” për të ndaluar rritjen e çmimit të energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë