Flet dëshmitari në aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc: Ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë

    Një taksist nga Kosova sot në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht para tunelit ka treguar se çfarë ka parë gjatë ditës së djeshme në aksidentin mes dy veturave, ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, ku si rrjedhojë 3 persona rezultojnë të zhdukur, ndërkaq një është shpëtuar.

    Taksisti thotë se në fillim kanë parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa më pas kanë vërejtur se një veturë ka rënë në lumë.

    “Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. Kur e pamë një “Tauran” me tabela të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ne menduam se vetëm ai është rrokur, por e shihnim dhe kërkonim edhe makinën tjetër.

    Kur ka piskatur nga atje poshtë, atje ku ka rënë vetura me njerëzit brenda, nuk shihej vetura, kjo shenjë shumë e keqe për mendimin tim, por ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë, por nuk e kam pasur guximin që të afrohem as aty afër të shoh se e kam ditur se është e pamundur, se veç Allahu mund të iu ndihmojë dhe kushdo qoftë, jemi njerëz, ishalla çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi, veç duhet pasur shumë kujdes. Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim. S’kam koment më shumë. Ngushëllime familjes dhe duhet pasur kujdes sa më shumë, se po shoh çka mos”, tha taksisti nga Kosova.

    Lajmi Paraprak

    PDSh shënoi 30 vjetorin e angazhimit politik – u ekspozuan fotografi të rrugëtimit të Menduh Thaçit

    Lajmi i rradhës

    Shitësit në tregun e Prilepit kanë frikë nga hajdutët – ua vjedhin sendet në vitrinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë