PDSh shënoi 30 vjetorin e angazhimit politik – u ekspozuan fotografi të rrugëtimit të Menduh Thaçit

    Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) ditë më parë shënoi 30 vjetorin e angazhimit politik të kryetarit të partisë Menduh Thaçi. Nga PDSh thonë se, angazhimi politik i tij filloi si nevojë e kohës në vitin 1993, kur kursi i politikës së udhëheqësve të subjektit më të rëndësishëm shqiptar të asaj kohe duhej të ndërrohej me patjetër, sepse zhvillimet politike në atë kohë nuk shkonin në favor të interesit të popullit shqiptar, përcjell Nistori.

    “Shqetësimet e anëtarësisë rezultuan me mbajtjen e kuvendit të degës së Tetovës si shtyllë kryesore e partisë më të madhe shqiptare të asaj kohe dhe kryetar i degës së Tetovës zgjidhet z. Menduh Thaçi. Pas zgjedhjes së tij, filloi aktiviteti i vrullshëm politik e partiak dhe zgjimi i anëtarësisë së gjërë.  Në këtë event morën pjesë edhe prof. dr Sadi Bexhet si dhe opinionisti e gazetari i njohur z. Baton Haxhiu të cilët mbajtën diskutimet e tyre para të pranishmëve. Rrugëtimi i tij politik ishte përplot punë, sakrificë dhe mund. Në fjalën e tij z. Menduh Thaçi bëri një rezyme të rrugëtimit të tij politik”, thonë nga PDSh.

    Me këtë rast u përgatit edhe një ekspozitë me 30 fotografi që shënonin disa nga momentet më të rëndësishme të proceseve politike nëpër të cilat kaloi Thaçi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Saratsin: Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Flet dëshmitari në aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc: Ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë